Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Mosrespektimi i ligjit dhe rregullave në trafik, ka bërë që aksidentet rrugore të shndërrohen në një prej problemeve shumë serioze në Kosovë. Vetëm gjatë muajve janar – shtator, 2019, sipas Policisë së Kosovës, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 persona janë lënduar. Në shumicën e rasteve, sipas Policisë, fajtor është faktori njeri dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar për ngasje. Gjatë këtij viti, përkatësisht gjatë periudhës janar – shtator, janë regjistruar gjithsej 11.732 aksidente, që në një llogaritje të thjeshtë i bie rreth 43 aksidente brenda një dite. Autoritetet e rendit thonë se kanë shqiptuar mijëra gjoba, kryesisht për shkelje të rregullave në trafik dhe tejkalim të shpejtësisë. Këto të dhëna janë paraqitur gjatë një prezantimi mbi sigurinë në trafikun rrugor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …