Brickos

Gjatë një operacioni në shkallë të gjerë, Policia e Shqipërisë, ka arrestuar 28 punonjës të policisë së disa burgjeve

Gjatë një operacioni në shkallë të gjerë, Policia e Shqipërisë, ka arrestuar 28 punonjës të policisë së disa burgjeve

Gjatë një operacioni në shkallë të gjerë, Policia e Shqipërisë, ka ndaluar  28 persona, që janë punonjës të policisë së burgjeve, efektivë rendi, qytetarë, të dënuar, qytetarë dhe familjarë të tyre. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e procedurale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glok”, si dhe sende  e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje. Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i  masave të sigurisë “Arrest në burg” për 28 shtetasit.(TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …