Gjatë sulmeve nga ajri e nga toka Izraeli ka vrarë 4 mijë 156 nxënës palestinezë dhe ka plagosur 7 mijë 818 në Gazë

Gjatë sulmeve nga ajri e na toka Izraeli ka vrarë 4 mijë 156 nxënës palestinezë dhe ka plagosur 7 mijë 818 në Rripin e Gazës të bllokuar dhe Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit të Palestinës, jepen informacione për humbjet në komunitetin arsimor dhe dëmtimet e institucioneve nga sulmet izraelite. Gjithashtu thuhet se 37 nga nxënësit e vrarë dhe 282 nga të plagosurit janë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor. Në deklaratë, thuhet se 278 shkolla publike në Gaza dhe 65 shkolla të lidhura me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt  janë bombarduar, 83 prej tyre janë dëmtuar rëndë dhe 7 janë shkatërruar plotësisht. Raportohet se gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor janë dëmtuar 38 shkolla. Po ashtu theksohet se 29 për qind e ndërtesave shkollore në Gaza u bënë të papërdorshme sepse ato ishin dëmtuar plotësisht ose në masë të madhe dhe 133 shkolla publike u përdorën si qendra strehimi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …