Gjendja e rrugëve në Skenderaj është e mirë

Anëtarët e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë analizuar situatën në komunën e Skenderajt, pas të reshurave ditëve të fundit. Anëtarët e këtij komiteti deklaruan se gjatë ditëve të fundit, kanë vizituar personalisht disa fshatra të Komunës së Skenderajt, duke konstatuar njëzëri se gjendja nëpër rrugët e komunës është e kënaqshme. Musa Fazliu, anëtar i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka treguar se së bashku me kryetarin Bekim Jashari, kanë vizituar disa fshatra, me ç’rast është vlerësuar se rrugët janë të kalueshme, ndërkohë që kompanitë e kontraktuara kanë arrit me sukses të mirëmbajnë rrugët brenda komunës. Ndërkaq, Berat Dajaku, kryesues i këtij komiteti, ka thënë se për në takimin e radhës do të ftohen anëtarët e komisionit për vlerësimin e rrugëve, për raportim më të hollësishëm sa i përket situatës në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …