Gjeneral, Rrahman Rama: Nuk jemi barrë e shtetit për buxhet, 12 milionë do të kemi investim nga SHBA-të

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama: Nuk jemi barrë e shtetit për buxhet, 12 milionë do të kemi investim nga SHBA-të

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka mbajtur sot në Mitrovicë një ligjeratë me studentët e universitetit “Isa Boletini”. Në ligjëratën e tij, ai u tha studentëve se formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti është momenti me i rëndësishëm që prej pavarësisë së Kosovës. Gjenerali ka thënë se ky është vetëm fillimi i një transformimi, por obligimet dhe angazhimet do të jenë shumë më të mëdha se tani. “Ne si ushtri jemi produkt i NATO-s, sepse synimi jonë është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike. Kemi donacione dhe është shumë me rëndësi që nuk jemi barrë e shtetit të Kosovës për buxhet, 12 milionë do të kemi investim nga SHBA-të vitin e ardhshëm”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …