Gjeneralmajori i Komandës Evropiane, Çarls Miller, zhvilloi një bisedë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari

Gjeneralmajori i Komandës Evropiane, Çarls Miller, zhvilloi një bisedë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari

Gjeneralmajori amerikan i Komandës Evropiane, Çarls Miller, ka zhvilluar sot një bisedë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin në lidhje me mjedisin e sigurisë evropiane, dhe mbështetjen  që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’ i japin FSK-së, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë. Uashingtoni zyrtar ka rikonfirmuar  se qëllimi i mbështetjes së FSK-së është të ndërtojë një forcë mbrojtjes shumetnike, e cila është e aftë të mbrojë integritetin territorial të vendit. Po kjo forcë do të japë kontributin  e vet  edhe  në përpjekjet e sigurisë globale përtej kufijve të saj. Saktësohet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …