Brickos

Rrahman Rama

Gjeneral, Rrahman Rama: Ushtarë serbë, po vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së, pavarësisht presioneve të shumta

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, është cituar të ketë deklaruar  se pjesëtarë nga radhët e komunitetit serbë, po vazhdojnë të jenë pjesë e këtij institucioni, pavarësisht  presioneve sistematike dhe të pandërprera që kanë nga Serbia. Ai ka bërë të ditur se që 6 muajt e fundit  nuk kanë marrë ndonjë kërkesë  nga pjesëtarë të FSK-së, që janë të komunitetit serb për lirim nga detyra. Presioni ndaj tyre është i madh, madje tash ka filluar edhe një fushatë në rrjetet sociale, kundër atyre që janë në FSK dhe familjarëve të tyre. Kemi pasur një  numër të konsiderueshëm të qytetarëve serbë që kanë qenë pjesë e FSK-së, të cilët kanë qenë shumë mirë të integruar dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Problemi ka ardhur nga diku jashtë, nga ana e Serbisë do të thotë, ku u është bërë presion atyre personalisht dhe familjarëve të tyre ,  dhe janë detyruar të bëjnë kërkesë për demobilizim, ka thënë mes tjerash, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …