Gjermania ndan një grant prej 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës për blerjen e pajisjeve mjekësore

Gjermania ndan një grant prej 500 mijë euro oër Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e pajisjeve mjekësore

Qeveria gjermane ka ndarë një grant prej 500 mijë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes Faruk Geci, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Christian Heldt, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan Marrëveshje, me anë të së cilës Qeveria gjermane ndan një grant me vlerë 500,000€ (pesëqind mijë euro) për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e materialeve dhe pajisjeve mjekësore. Me këtë rasat, sekretari i përgjithshëm Geci ka falënderuar ambasadorin gjerman Heldt dhe përmes tij Qeverinë dhe popullin gjerman për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht për shërbimin mjekësorë të FSK-së, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë është duke dhënë për ndërtimin e kapacitetet të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Forca e Sigurisë e Kosovës, me fondin e dhuruar nga Qeveria gjermane, ka për qëllim të përmirësojë pajisjet e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe  synon të sigurojë materiale dhe pajisje mjekësore që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore dhe shërbimeve mjekësore në FSK.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …