Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur

Gjetaj: Serbia do të tregoj për varrezat masive vetëm nëse detyrohet nga bashkësia ndërkombëtare

Duke folur për personat e rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë dhe për fatin e të cilëve nuk dihet as pas dy dekadave pas luftës, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka thënë se vetëm presioni ndërkombëtar detyron Serbinë t’i tregojë varrezat masive. Ai i ka deklaruar gazetës “Epoka e Re” se Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë integrimin evropian të Serbisë me çështjen e personave të zhdukur. Hapja e arkivave ushtarake dhe policore serbe do ta ndihmonte shumë këtë proces por këto arkiva mund të hapen vetëm me lejen e politikës serbe e ky vullnet i Serbisë nuk vjen në shprehje pa një presion të madh ndërkombëtar, ka theksuar kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …