Gjobëvënësi i dënuar dhe ish-truproja i Shkëlzen e Sali Berishës, Fatos Skeja bëhet avokat

Gjobëvënësi i dënuar dhe ish-truproja i Shkëlzen e Sali Berishës, Fatos Skeja bëhet avokat

Gjobëvënësi dhe ish-truproja i Shkëlzen Sali Berishës,  Fatos Skeja tani bëhet avokat. Në vitin 2014 dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda si i pandehur për gjobëvënie, ndërsa sot del para gjyqtarëve si avokat. Bëhet fjalë për Fatos Skejën, ish-bodigardi i Sali Berishës dhe ish-gardist pranë Familjes Berisha, i akuzuar se tentoi të blinte me para familjen Hekuran Dedës pas vrasjes në 21 Janar 2011. I njohur edhe si truproja personale i Shkëlzen Berishës, Fatos Skeja ka marrë fillimisht licencën e avokatit dhe më pas, në 8 maj 2018, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona fizik për të ushtruar profesionin e avokatit, për të mbrojtur dhe përfaqësues individë dhe çështje të ndryshme në gjykatë. Në tetor të vitit 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Fatos Skejën me 3 vite burg për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Sipas dosjes, Fatos Skeja i kërcënonte shtetasin shqiptaro-amerikan, Ramazan Hima, duke i kërkuar 100 mijë dollarë. Hima, me banim në Paskuqan, por që ushtronte aktivitet biznesi në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzoi kërcënimin dhe bëri në denoncim në prokurori, duke u vënë në dispozicion numrin e celularit të tij dhe numrin nga i cili i kishte mbërritur mesazhi kërcënues. Skeja u arrestuar në dhjetor të vitit 2013 dhe një vit më pas u dënua. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …