Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Refuzimi që krerët e UÇK-së të mbrohen në liri, pasi ka ofruar garanci Policia e Kosovës, është i padrejtë

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë trajtuar në mënyrë jo dinjitoze dhe johumane nga Gjykata Speciale në Hagë, deklaroi  eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Refuzimi që ata të mbrohen në liri, edhe pse për këtë ka ofruar garanci Policia e Kosovës është vendim i padrejtë. “Është bërë një trajtim jo dinjitoz pjesëtarëve kyç të UÇK-së në procesin e Hagës për shkak se qe një vit e më shumë ende nuk është ngrit aktakuza në kuptim të asaj edhe në fazën e shqyrtimit të dëshmive dhe dëshmitarëve. Kështu që është e padenjë johumane që të bëhet në këtë mënyrë”. “Çështja tjetër është edhe mundësia e mbrojtjes në liri, e cila është kërkuar nga avokatë dhe është akceptuar nga Policia e Kosovës dhe institucionet dhe sektorë të sigurisë që kanë ofruar garancion që ata do t’iu përmbahen arresti shtëpiak apo një masë tjetër që parashihet nga Prokuroria apo Gjykata në procesin e mbrojtjes në liri”. “Policia e Kosovës është deklaruar që ka kapacitet dhe këtë mund të garantojë. Mendoj që mjafton që Policia të garantojë çështjen e sigurisë që kërkohen nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …