Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se të dielën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në veri të Kosovës, ai ka thënë se Vuçiq do të qëndrojë në disa nga vendbanimet serbe. Sipas agjendës zyrtare, Vuçiq pritet t’u drejtohet serbëve të Zubin Potokut si dhe do të vizitojë disa vendbanime të tjera. Ky paralajmërim i Gjuriqit pason deklaratën e kryeministrit, Isa Mustafa i cili ka thënë se ende nuk dihet nëse Vuçiqi do të ketë mundësi të vizitojë vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj
Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
