Skender Hyseni

Gjykata e Apelit mori aktvendimin ku konfirmuar aktakuzën për mos raportim të pasurisë ndaj Skender Hysenit

Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka konfirmuar aktakuzën për mos raportim të pasurisë ndaj Skender Hysenit, ish-koordinator shtetëror për dialog në zyrën e kryeministrit. Në vendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” është thënë se ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Hyseni, avokatit Fatlum Podvorica refuzohet si e pabazuar. Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij. Për këto akuza, Skender Hyseni, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 12 janar 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …