Jamarber Malltezi

Gjykata e Lartë ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë, në Tiranë,  ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK-ut për rikthimin në qelinë e burgut të Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Shorti  ka caktuar relator të çështjes, gjyqtarin Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni. Sipas SPAK-ut, Malltezi për të kryer korrupsion akuzohet se ka bashkëpunuar me një nga pushtetarët më të lartë të kohës, e konkretisht ish-kryeministrin Sali Berisha duke cenuar në këtë mënyrë themelet e shoqërisë madje duke e shtrirë korrupsionin edhe në vetë strukturat më të larta shtetërore. Po kështu sipas prokurorisë, vepra penale e korrupsionit, por edhe ajo e pastrimit te parave klasifikohen në vepra të rënda që në fund dënohen vetëm me burg dhe ndaj Malltezi duhet të shkojë në qelitë e paraburgimit. Malltezi u arrestua në tetor të 2023, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe pas një muaj qëndrimi në qeli u lirua nga gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi që caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …