kek
MIT
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / Gjykata Kushtetuese thotë se Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese: Delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese thotë se Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë përgjigje kërkesës së Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kërkuan vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. “Delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit. Si i tillë, delegacioni shtetëror nuk mund të përfshihet në ndërveprimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, gjegjësisht strukturën e ndarjes së pushtetit, sikurse është e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës”, thuhet në deklaratë. Më tej, Gjykata konstatoi se bartja e kompetencave të institucioneve kushtetuese tek “mekanizmi i posaçëm” i krijuar me Ligjin e kontestuar, është ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë dhe nuk është në pajtim me vlerat demokratike dhe të sundimit të ligjit, të përcaktuara me nenin 7 të Kushtetutës, sepse i mvesh delegacionit shtetëror funksione të cilat nuk përkojnë me dispozitat kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Per ...