Brickos

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese mori vendim për pezullimin e zbatimit të Nenit 5 të ligjit, lidhur me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Ky vendim u mor pasi Komuna e Prizrenit, para dy javësh e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. “Gjykata, njëzëri, ka vendosur që  kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit lidhur me Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka dërguar më 25 gusht, në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë. Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e kishin bërë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …