leoni

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajtën një konferencë të përbashkët për medie, në Tiranë

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës Vjosa Osmani, mbajtën  një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj konference, Bajram Begaj tha se me  zonjën Osmani  kanë folur për situatën në Veri. Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet koordinim edhe më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët tanë kryesore, Amerikën dhe BE, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund  të vërë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën, por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt vlerësova hapat e fundit për shtendosjen  e situatës atje, gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga Amerika  është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë OKB-së. E sigurova zonjën Osmani për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontibuuar me çdo mjet dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu”, tha Bajram  Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …