Gjykata në Tetovë, vendosi që vulat e Aleancës për Shqiptarët, t’i takojnë Ziadin Selës, pas kontestit gjyqësor me Arben Taravarin

Gjykata në Tetovë, vendosi që vulat e Aleancës për Shqiptarët, t’i takojnë Ziadin Selës, pas kontestit gjyqësor me Arben Taravarin

Gjykata në Tetovë, ka vendosur që vulat e Aleancës për Shqiptarët, t’i takojnë Ziadin Selës, pas kontestit gjyqësor me Arben Taravarin. Gjykata e Tetovës e ka njohur Ziadin Selën si kryetar legjitim të Aleancës për Shqiptarët. Mospajtimet në partinë e dytë më të madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut, kanë lindur pas vendimit të Taravarit për t’u bashkuar me opozitën shqiptare, Lëvizjen Besa, Alternativën, Lëvizjen Demokratike dhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje – për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në maj të këtij viti. Krahu tjetër, i udhëhequr nga Sela, kanë kundërshtuar këtë vendim, pasi që kanë thënë se Taravari nuk ka respektuar vendimet e organeve të partisë, të cilat kishin vendosur se ASH do të garonte e vetme në zgjedhje. Për këtë arsye më 18 shkurt në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët është shkarkuar kryetari Arben Taravari, derisa në krye të kësaj partie është rizgjedhur Ziadin Sela. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut – Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës Shqiptare (ASH), Ziadin Sela, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet që do të mbahen në maj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …