Gjykata

Gjykata Speciale, deri në fund të këtij muaji duhet të vendosë në lidhje me aktakuzat e para kundër luftëtarëve të UÇK-së

Gjykata Speciale, sipas rregullave dhe statusit,  deri në fund të këtij muaji  duhet të vendosë në lidhje me aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Realisht kanë mbetur edhe pak ditë, kur ajo duhet  të vendos nëse këto aktakuza do të konfirmohen apo të refuzohen. Në një përgjigje për RTK-në, Gjykata Speciale s’ka treguar nëse ka ndonjë vendim për aktakuzat e dorëzuara në shkurt. Vetëm se kanë thënë që gjyqtari ka të drejtë t’i konfirmojë aktakuzat e të kërkojë që ato të mos bëhen publike. “Deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike. Rregullorja për Procedurat dhe Provat ka një numër skenarësh për publikimin e një aktakuze të konfirmuar. Rregulli 88 thotë se gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë që aktakuza e konfirmuar të mos bëhet publike, për arsye sigurie apo të procedurave”, thuhet në përgjigje Avokatët e licencuar nga Specialja, e pranojnë se në ditët e ardhshme, mund të ketë zhvillime sa i përket aktakuzave të para.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …