Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuari i radhës është ish-luftëtari Ramiz Ukaj. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OVL-UÇK-së, Hyseni Gucati. “Sot morra lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
