Kadri Veseli: Interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës do të jenë gjithmonë në rend të parë për ne

Kadri Veseli: Interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës do të jenë gjithmonë në rend të parë për ne

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat në Malishevë dhe Burim. Sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, sociale dhe politike, kanë qenë temë e diskutimit në këto takime. Kryetari Veseli duke përgëzuar këto dy degë për angazhimin, ka kërkuar mobilizim edhe më të madh në të mirë të qytetarëve. Kryetarët e degëve të Malishevës dhe Burimit, Isni Kilaj dhe Lulzim Shoshi, kanë falënderuar Kryetarin Veseli për mbështetjen e madhe dhe janë zotuar se interesat e qytetarëve dhe të shtetit do të jenë gjithmonë në rend të parë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …