Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

“Gjykata Speciale, jo drejtësi por fajde: Ish-eprorët e UÇK-së të lënë pa kokërr leku”

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, po përballet me një padrejtësi të dyfishtë nga Gjykata Speciale, e cila prej kohësh është kritikuar si një instrument politik kundër UÇK-së. Përveç dënimit absurd financiar të përcaktuar, tani Calit i është ngarkuar edhe një kamatë shtesë prej 8%, duke e futur në një grackë të pastër ekonomike. Pra, jo vetëm që po i kërkohet borxh për një drejtësi të manipuluar, por po trajtohet sikur të ishte klient i ndonjë banke private apo më keq, viktimë e fajdexhinjve. Analisti Arlind Imeri në Klan Kosova e tha qartë: “A janë këta bankë, fajdexhinj?” – duke ngritur një pyetje që sot ia bëjnë mijëra qytetarë vetes: Si është e mundur që një gjykatë ndërkombëtare sillet më shumë si zyrë fajdesh sesa si institucion i drejtësisë? Veterani i luftës, Arton Hoti, shkoi edhe më tej duke e quajtur këtë gjykatë një mekanizëm tradhtie: “Nga Gjykata Speciale në Gjykatën Tradhëtare të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai, duke goditur në zemër të debatit publik mbi rolin dhe misionin e kësaj gjykate.

Nga ana tjetër, analisti Azdren Shala theksoi se rasti i Calit dhe ai i Pjetër Shalës – Ujkut po shtyhen në plan të dytë, gjë që tregon një qasje selektive e të motivuar politikisht. E gjithë kjo situatë nuk është më thjeshtë një proces juridik. Është një proces shtrëngimi ekonomik, moral dhe politik ndaj luftëtarëve të lirisë. Cali sot nuk është vetëm një i akuzuar – ai është bërë shembulli më i qartë i një drejtësie që funksionon si fajde, e jo si ligj. Gjykata Speciale, në vend që të ndante drejtësi, ka zgjedhur të shndërrohet në një makineri që shtrydh financiarisht ata që dikur luftuan për lirinë e Kosovës. Dhe për këtë arsye, zëri i kritikëve po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm: Kjo nuk është drejtësi – është tradhti dhe fajde mbi gjakun e luftëtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Mickoski është albanofob, Çairin do ta shndërroj në oazë bashkëjetese

Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar kryeministrin aktual …