Gjykata Speciale ka arrestuar në Belgjikë, ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykata Speciale ka arrestuar në Belgjikë, ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Pjetër Shala

Sot autoritetet e Belgjikës kanë arrestuar ish eprorin e UÇK-së,  Pjetër Shala, sipas  fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar,  në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të Gjykatës Speciale,  në Hagë. Autoritetet kanë paralajmëruar se së shpejti do të japim më shumë informacione lidhur me  nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë  të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike nga paraqitja e parë e të akuzuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …