leoni

Halil Selimi: Në vitin 1981 nuk kërkohej “Vetëvendosje” - Kushtetutë, por Republikë, Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!

Halil Selimi: Në vitin 1981 nuk kërkohej “Vetëvendosje” – Kushtetutë, por Republikë, Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!

Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i njohur, Halil Selimi, ka reaguar lidhur me përpjekjet për modifikimin politik të kërkesës gjithë popullore të vitit 1981 për Republikën e Kosovës.

Në 40-vjetorin e vendosjes së Pllakatit përkujtimor  te Mensa e Studentëve, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, kryesia e së cilës militon në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit  dhe shoqata e cila quhet Lëvizje, u  vendos mbishkrimi me përpjekje politike për ta deformuar realitetin e Kryengritjes shqiptare të marsit, Prillit dhe Majit të vitit 1981.

 

Reagimi i plotë:

 

Na ka ndodhur, që të na e përdhosin dhe bile edhe të na e mohojnë fare historinë…

Na ka ndodhur,  që të na e imponojnë historinë e përshtatur nën pushtim…

Na ka ndodhur edhe ta modifikojmë ideologjikisht historinë tonë, mjerisht!

Por, nuk ka ndodhur edhe absurdi i ndryshimit të historisë nga vetë ata apo ato që e kanë bërë këtë histori?!

Kjo, ndodhi para dy ditësh, në ditën e ceremonisë së hapjes së një gurthemeli përkujtimor me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të lavdishme të 11 Marsit 1981, për Republikë!

Bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, kërkohej asokohe: “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë” dhe jo e kundërta, siç e nxorën paturpësisht, organizatorët e këtij manifestimi, në pllakatin promovues: ‘Vetëvendosje, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!’

Përpjekja  e mjerë për ta përshtatur të kaluarën me të sotmen, është mohim i vetvetes, tjetërsim i veprimtarisë dhe komprometim moral i heronjve të dikurshëm në servilë të pakuptimtë të sotëm!

Jeni për keqardhje, miqtë e mi, të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, të Shoqërisë Lëvizja dhe gjithë ekipi organizativ, pa përjashtim!

Historinë nuk e ndryshoni dot, por bëhuni më të përgjegjshëm edhe ndaj veprës Tuaj të djeshme edhe sot e përgjithmonë!

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …