Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish pjesëtaren e UÇK-së, Sadete Doda-Shota

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish pjesëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Doda-Shota. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Ai ka shkruar se çlirimtarët e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit çlirimtar edhe njëherëë është ftuar t’i bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.Çlirimtaret do kthehen faqebardhe por si do jetojnë me turpin mjeranet që deponuan dosje në Hage!, ka shkruar në mes tjerash deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …