Kryeministri Haradinaj

Disa të vetëquajtur analistë e akademca tmerrohen nga ideja e bashkimit kombëtar dhe atakojnë Ramush Haradinajn

Për disa analistë që e kanë rehatuar veten e tyre bashkë me familjet në shtetet e Evropës, vetëm përmendja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, dhe po e nxitka Serbinë për luftë.

Këta ikanakë, për të cilët Kosova nuk do të thotë më asgjë, sepse për ta atdhe është atje ku hahet, pihet dhe jetohet më mirë, tani nga Franca e Gjermania na mësojnë si të jetojmë këtu në Kosovë, si u dashka të veprojmë, meqë për vetët e tyre, me vetë fatin që janë evropianizuar, konsiderojnë se u dashka t’ ua dëgjojmë fjalët, këshillat e tyre, në mënyrë që të mos gabojmë sikur kemi gabuar në kohën kur i rrokëm armët dhe iu vërsulem Serbisë, pa i pyetur këta analistë me gjokset e stolisura me plot diploma, të cilët me kohë ishin larguar nga Kosova për të shpëtuar prapanicat.

Ata, përmes gazetës më antikombëtare që botohet në gjuhën shqipe, “Bota sot” deklaratat e Ramush Haradinajt për bashkimin e Kosovës me Shqipërisë  i quajnë populiste  të pamatura, të pafavorshme dhe të dëmshme, dhe si të tilla, sipas mendjeve të tyre  po i shërbyekan vetëm Serbisë. Kështu reagonin dikur  edhe baballarët ideologjikë të këtyre dhe të tillëve, në vitin 1981 e më vonë, duke kërcënuar   se kërkesa për Kosovën Republikë po i shërben Serbisë për të na marrë edhe autonominë.

Ka të tillë nga ky “qymez dijetarësh, analistësh”, të cilët deklaratën e Ramush Haradinajt e konsiderojnë si përpjekje për ta manipuluar opinionin publik, me qëllim për të fituar  poenë politik dhe për të marrë vëmendje mediatike.

Ja deri ku shkon mendja e tredhur e këtyre  ikanakëve nga atdheu i tyre, të cilët shprehen hapur dhe pa pikë turpi kundër bashkimit  kombit të ndarë e të copëtuar në pesë pjesë.

Asnjëri nga këta nuk e ka lexuar, apo e ka anashkaluar me qëllim deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të shumë diplomatëve përparimtarë kudo në botë, të cilët pranojnë  hapur se trojet e Shqipërisë janë aneksuar nga Greqia, Bullgaria, Serbia e Mali i Zi me bekimin e Evropës dhe Rusisë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …