Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale kundër UÇK-së,  në Hagë,  ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi. Vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim nga paraburgimi është e nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Michele Picard. Specialja ka përmendur daljet e Haradinajt në konferenca dhe komentet e tij lidhur me Gjykatën Speciale janë  arsye për mos-lirimin e tij, sepse ai ka kritukura këtë gjykatë. Nasim Haradinaj e Hysni Gucati po mbahen në paraburgim pas arrestimit, në Prishtinë lidhur me publikimin e disa dokumenteve të Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Forca e Sigurisë së Kosovës nderon martirët e Reçakut në 27-vjetorin e masakrës

Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi homazhe …