Olta Xhaçka kërkon nga homologu i saj sllovak Ivan Korcok hapjen një zyre ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë

Olta Xhaçka kërkon nga homologu i saj sllovak Ivan Korcok hapjen një zyre ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka pritur sot në Tiranë homologun sllovak Ivan Korcok, me të cilin kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Xhaçka ka thënë se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Sllovakisë që të hapë një zyrë ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë si sinjal pozitiv në përkrahje të procesit të vështirë të negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “I propozova kolegut tim që të hapë një Zyrë Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Bratislavë, si një shenjë pozitive në mbështetje të procesit të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Xhaçka. Sllovakia është një prej 5 shteteve të BE’së që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …