Brickos

Xhavit Haliti

Gjykata Themelore në Prishtinë e refuzoi kërkesën e Xhavit Halitit, kundër Haki Abazit, edhe pse ai e akuzon për krime lufte (!)

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Xhavit Halitit, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për caktimin e masës së sigurimit, përmes së cilës ka kërkuar që të paditurit Haki Abazi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, t’i ndalohet publikimi i çfarëdo deklarate, prononcimi apo informacioni dhe t’i fshijë të gjitha deklaratat nga portalet kundër tij. Xhavit  Haliti ka paditur Haki Abazin për shpifje dhe i ka kërkuar 200 mijë euro. Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, i cili rezulton të jetë marrë më 5 prill, thuhet se gjykata pas shqyrtimit me kujdes të propozimit për caktimin e masës së sigurimit, përgjigjes në propozim si dhe pas analizimit të provave materiale, të cilat gjenden në shkresat e lëndës, ka ardhë në përfundim se propozimi i propozuesit për caktimin e masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i pabazuar. Kjo pasi që sipas gjykatës, propozuesi me asnjë provë nuk e ka arsyetuar rrezikun që i kanoset Halitit për realizimin e të drejtës së tij, të kërkuar sipas kërkesëpadisë në emër të dëmit jomaterial për shpifje. Haki Abazi e ka akuzuar Xhavit Halitin për vrasje gjatë luftës dhe pas luftës, por pa dëshmi konkrete, vetëm me fjalë rrugësh të postuara edhe nëpër jugo- medie e jugo-portale në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …