Gjykata Themelore shqyrton kërkesën për të urdhëruar Kryeministrin Kurti, të dëshmojë për rezervën shtetërore në Prokurori

 Gjykata Themelore e Prishtinës ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për të urdhëruar kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në organin e akuzës dhe të dëshmojë në lidhje me një rast penal që ka të bëjë me rezervën shtetërore. Kjo kërkesë është bërë pas dy ftesave të mëparshme të refuzuara nga Kryeministri, i cili ka kërkuar që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij për ta intervistuar, duke e cilësuar këtë praktikë si një qëndrim të përshtatshëm sipas shembujve të kryeministrave të mëparshëm. Gjykata ka konfirmuar se kërkesa e Prokurorisë është duke u shqyrtuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me të. Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka theksuar se gjykata ka tri mundësi për të vepruar në këtë rast. Nëse kërkesa e Prokurorisë miratohet dhe Kurti vazhdon të refuzojë të dëshmojë, situata mund të krijojë një presion të mëtejshëm në imazhin e shtetit dhe mund të ketë pasoja negative në proceset e integrimit të Kosovës, nënvizoi, Fejzullah Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …