Vetëvendosja ka dështuar t i bëjë deputetë militantët si: Luan Gacaferi, Rozeta Hajdari, Enver Dugolli, Hydajet Hyseni, Hysamedin Feraj etj

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, disa nga prurjet e reja të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dështuar keq në përpjekjen për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Luan Gacaferi, i njohur për qëndrimet e tij, mori vetëm 3,700 vota, ndërsa Sanije Rexha, arriti 5,720 vota. Hysamedin Feraj, këshilltari special i Albin Kurtit, mori rreth 4,900 vota, ndërsa Hydajet Hyseni gjithsej mbi 5,700 vota. Në mesin e kandidatëve të tjerë që dështuan të arrijnë një pozicion të fortë janë emra si Gazmir Raci, Rozeta Hajdari, Enver Dugolli dhe Ardian Gola, të cilët nuk arritën të futen në 50-shen e parë të listës. Në anën tjetër, janë numëruar votat për kandidatë të tjerë që kanë siguruar mundësinë e një ulëseje në Kuvend. Një numër i madh votash ka marrë edhe këngëtarja Edona Llalloshi me mbi 26 mijë vota, si dhe Mefail Bajqinovci me 24 mijë vota. Pritet gjithashtu që emra si Agim Bahtiri dhe Bylbyl Sokoli të sigurojnë ulëse në Kuvend me mbi 12 mijë vota secili.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …