Në rishikimin tremujor të masave ndaj Hashim Thaçit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot, ka vendosur që kufizimet për vizitat jo të privilegjuara të vazhdojnë. Prokuroria argumentoi se ekzistojnë prova se Thaçi mund të ketë ndarë informacione konfidenciale me vizitorët, duke rrezikuar procedurat e gjykates speciale në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Ndërkohë, mbrojtja kërkoi heqjen e kufizimeve, duke theksuar se të gjitha listat e dëshmitarëve janë dorëzuar dhe se procesi i çështjes për krime lufte është afër përfundimit. Gjyqtarja Masselot theksoi se rrethanat që çuan në vendosjen e kufizimeve nuk kanë ndryshuar, duke vlerësuar se rreziku për zbulim të informacionit konfidencial mbetet i lartë. Ajo shtoi se e drejta për vizita të privilegjuara nuk preket. Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
