leoni

Glauk Konjufca: Draft-statuti për Asociacionin i propozuar nga Edi Rama përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët

Glauk Konjufca mendon se Ballkani i Hapur, ideja e shkëmbimit territorial dhe drafti i Edi Ramës për Asociacionin kanë dëmtuar Kosovën

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka biseduar me të edhe për propozimin që  e ka bërë për statutin e Asociacionit. Sipas Konjufcës, Rama pretendon se statuti i propozuar në të është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por, ai tha se atij i janë dukur disa elemente që çojnë në autonomi për serbët e Kosovës. “Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, tha Konjufca. Më tej, ai tha se tri qëndrime të Shqipërisë, karshi Kosovës, e kanë dëmtuar këtë të fundit e të cilat janë: ideja e shkëmbimit territorial, ideja e “Ballkanit të Hapur” dhe tash është ky dallimi i tretë që po ashtu po e dëmton Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …