Glauk Konjufca: Nuk do të këtë paqe në rajon derisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe krimet që i ka kryer

Glauk Konjufca: Nuk do të këtë paqe në rajon derisa Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur dhe krimet që i ka kryer

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk do të ketë paqe e stabilitet në rajon derisa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe krimet që i ka kryer në Kosovë. Kreu i legjislativit tha se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë kompromis me Serbinë në bazamentin e shtetit, në te cilin tha se ndodhet gjaku i martirëve të Kosovës. Këto deklaratat Konjufca i bëri pas homazheve në Kompleksin e Varrezave në Rrezallë në përvjetorin e masakrës së 5 prillit të vitit 1998. Para memorialit të martirëve në fshatin Rezallë të Skenderajt, ai tha se sakrifica e popullit të Kosovës është në themelet e institucioneve të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …