Po të mos ishte shtyrë gjykimi kundër Hashim Thaçit ishte paraparë të dëshmonin: Riçard Holburk, Robert Dol e Medlin Olbrajt

Gregory Keohe kërkon që sa më parë të dëgjohen 9 dëshmitarë të moshuar në rastin e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë po vazhdon të insistojë që nëntë dëshmitarë të saj kryesisht të moshuar, të dëgjohen para se të nis çështja e prokurorisë në Gjykatën Speciale. Në një parashtresë, avokati i Hashim  Thaçit, Gregory Keohe, ka listuar arsyet pse po e kërkon një gjë të tillë. Faktorët kryesorë pse kjo kërkesë duhet të pranohet, sipas mbrojtjes janë mosha e shtyrë e dëshmitarëve si dhe koha e parashikuar kur do të fillojë  çështjen e saj. Në këtë kontekst, sipas avokatit Keohe, ekziston rreziku që dëshmitarët të mos jenë gjallë kur gjykimi është në fazën e paraqitjes së çështjes së mbrojtjes. Mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmitarët, që gjithsej janë nëntë në moshë të shtyrë të dëgjohen në sallën e gjyqit gjatë muajit të ardhshëm. Një prej tyre, është i gatshëm që dëshminë e tij ta jap në  muajin prill.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …