Brickos

Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Krerë institucionesh, qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra, përkujtuan 16 vjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot te pllaka e tyre përkujtimore kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra. Kryeministri, Albin Kurti tha me këtë rast  se  asokohe me të drejtë është kritikuar Pakoja e Ahtisaarit. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë dhe kishte thënë se vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, ishte publikuar pakoja e Ahtisarit. Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë dëshmorë të rënë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …