Richard Grenell

Grenell: Populli i Kosovës i dërgoi një mesazh të fortë Albin Kurtit, sepse është e papranueshme ta refuzosh Amerikën

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell,  e ka pyetur Blerim Velën, shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit, nëse ajo  e mbështet moszbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në Amerikë si dhe projektin amerikan për gazsjellësin. Këtë pyetje Grenelli e ka shtruar pasi Vela i ka replikuar atij kur ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti.  Grenell ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet lokale.  Ky mesazh erdhi pasi Kurti ka refuzuar Amerikën si dhe për shkak se nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Badhë. Është e papranueshme ta refuzosh  energjinë e rinovueshme të pastër dhe marrëveshjet e normalizimit ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmanit iu  ka bërë e qartë  se Uashingtoni zyrtar nuk pajtohet me Albin Kurtin, ka shkruar Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …