leoni

Grumbullimi i ushtrisë ruse pranë Ukrainës ka rritur frikën se Moska mund të ketë plane për pushtimin e këtij shteti

Grumbullimi i ushtrisë ruse, pranë Ukrainës, ka rritur frikën në Kiev dhe në vendet  perëndimore se Moska mund të ketë plane për pushtimin e Ukrainës. Tensionet mbi Ukrainën shënojnë një përkeqësim të ri të raporteve ndërmjet Rusisë dhe Aleancës ushtarake Veri-Atlantike, që më herët ishin pak më të mira. Për dekada me radhë gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e Traktatit të Varshavës në Evropën Qendrore dhe Lindore, kishin raporte të tensionuara me NATO-n. Në vitin 1999, fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë së sotme,  një aleate historike e  Rusisë,  që i dha fund luftës në Kosovë, shënoi përçarjen e parë të madhe midis Rusisë  dhe NATO-s  qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …