Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union, dje  në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti takim të përbashkët me anëtarët e Këshilli Nacional për EuroIntegrime dhe Komisioni për Çështjet Evropiane . Në këtë ngjarje u diskutua për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, me theks në fillimin e skriningut, ku anëtarët e grupit punues të Këshillit të BE-së për zgjerim theksuan se ky proces duhet të nënkuptojë gjithëpërfshirjen e institucioneve shtetërore, të të gjithë aktorëve politikë dhe të gjithë shoqërisë, me synim arritjen e qëllimit final – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.   Deputeti Arbër Ademi, kryetar i KÇE, theksoi se Maqedonia e Veriut këtë verë ka filluar negociatat me BE-në dhe tani fillon procesi i skriningut, i cili, siç tha ai, presim që të sjellë rezultate të rëndësishme. Kuvendi, tha Ademi, është ndër aktorët kyç në këtë proces dhe theksoi se politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …