Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, partinë në pushtet, për bojkotimin e seancave parlamentare

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar ashpër partinë në pushtet, për bojkotimin e seancave parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka deklaruar se kjo parti ka argumente të plota që e përgënjeshtrojnë qëndrimin e Vetëvendosjes në raport me opozitën dhe veçanërisht me AAK-në për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.   Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj theksoi  me këtë rast se është shqetësues qëndrimi i shumicës parlamentare  për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës e në veçanti të Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës. Ai  ka kërkuar   që pozita  të jetë kontruktive në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që rikonfirmoi  se Grupi Parlamentar i AAK-së ka përkrahur fuqishëm marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …