Qeveria Serbe

Grupi i ri punues i Qeverisë serbe, për dialogun e brendshëm për Kosovën, ka mbajtur takimin e parë në Beograd

Grupi i ri punues i Qeverisë serbe, për dialogun e brendshëm për Kosovën, ka mbajtur takimin e parë në Beograd. Puna e këtij grupit thuhet se është ofrimi i mbështetjes në kërkim të një konsensusi kombëtar mbi Kosovën dhe hartimin e një propozim-zgjidhjeje deri në mars të vitit 2018. Ky grup punues përbëhet nga zyrtarë të ministrive të ndryshme dhe synon të mbajë takime të ndryshme me grupe të tjera, përfshirë këtu Akademinë e Shkencave, Kishën Ortodokse Serbe dhe me organizatat joqeveritare.

Shumë mitologji ka hyrë në politikën serbe, e cila ka qëndruar në realitetin artificial të Kosovës”, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, duke shtuar se frikësohet që njohja e realitetit për Vuçiqin mund të jetë një e shtënë në këmbën e tij, për çka do të mund ta humbasë pushtetin. Janjiq ka thënë se përcaktimi i Serbisë, se a do të shkojë në BE, apo kundër BE-së, është më i rëndësishëm se çështja e Kosovës. “Kjo nënkupton njohjen e realitetit, që nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por kjo do të thotë pranimin e Kosovës në OKB, pa kundërshtim nga Serbia.  Dialogu i brendshëm nuk është  puna më e vështirë me të cilën vendi është ballafaquar në vitet e fundit, por ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së parë kornizë të Brukselit në vitin 2013.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …