Hysni Gucati

Gucati: Gjykata Speciale po synon të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së me krimet që ka bërë Serbia anekënd Kosovës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se nuk duhet përjashtuar mundësinë që nga Gjykata Speciale në Hagë të ftohet edhe kryetari i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Prej Gjykatës Speciale pritet gjithçka. Kjo është një Gjykatë e pabesë po e them me sinqeritetin më të madh. Kjo mund ta thirr edhe ndonjë fëmijë që në atë kohë i ka pasë 8 ose 9 vjet. Çdo minutë , çdo ditë presim ftesa prej Gjykatës Speciale. Do të jetë shumë i madh numri i të ftuarave, deri më tani kanë shkuar mbi 80. Kemi deputetët të Parlamentit të Kosovës që kanë dhënë intervistë këtu në Dhomat e Specializuara në Kosovës e që s’kanë dashur që emrat t’u bëhen publik. Unë ju kisha bë apel shokëve që s’kemi nevojë të fshehim emra, duhet me qenë krenarë pse kemi qenë pjesë e UCK-së dhe Komandat, duhet të jenë krenarë”ka theksuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka theksuar më tutje se Gjykata Speciale është turpi më i madh që ka ndodhur në historinë tonë dhe që synon ta barazon luftën drejt dhe çlirimtare të UCK-së me krimet që ka bërë Serbia anekënd Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …