Hajredin Kuçi: Bashkimi kombëtar është ide e natyrshme e një populli të ndarë

Hajredin Kuçi: Bashkimi kombëtar është ide e natyrshme e një populli të ndarë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se bashkimi kombëtar është ide natyrale e një populli të ndarë dhe nuk duhet të ketë ngjyrime patriotike në këtë ide. Ai shton se kjo nuk është ide e re dhe se ekziston prej vitit 1912, kur Kosova u nda nga Shqipëria. Gjithsesi, Kuçi shton se për të arritur deri tek bashkimi, duhet të forcohet shteti i Kosovës dhe të pranohet në OKB, pasi pa bashkëpunim me ndërkombëtarët nuk do të jetë i mundshëm. Ndarja ka ndodhur jo nga vullneti i shqiptarëve, por nga partneriteti kombëtar, shpeshherë të drejtën nuk e fiton ai që ka të drejtë, por ai që është në anën e drejtë të historisë. E kuptoj anën natyrale të bashkimit kombëtar, idenë natyrale të një populli të ndarë. Nuk ka asgjë të keqe se kushdo që është i ndarë në botë, vëllau me vëllanë dhe motra me motër, është natyrale të kërkohet bashkimi. Nuk është diçka patriotike. E mbulojmë me ngjyra patriotike por një popull i ndarë që do të bashkohet”, tha Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …