Haki Abazi i Vetëvendosjes kishte një zyre të tij në Beograd, në vitin 2008

Aktivistja e njohur republikane, Evi Kokalari, ka pasur një përplasje verbale në emision me ish-zëvendës-kryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin. Ajo i ka kërkuar atij të përgjigjet dhe të shpjegojë për zyrën e tij në Beograd dhe për lidhjet e tij me Serbinë? “Ju personalisht, keni pasur zyrë në Beograd,  kur punonit për ‘The Rockefeller Foundation”?, e pyet ajo Abazin në “SyriTV”. Abazi bëri përpjekje  t’i ikte pyetjes, por Kokalari tha se nuk ka asgjë personale,  përderisa ai ke qenë zëvendëskryeministër. “Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra”, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, së cilës Kokalari iu përgjigj se “ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”. Kokalari ka insistuar në pyetjen e saj, se sa vite kishte Haki Abazi zyrë në Beograd. “Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di? Dhe dua të di ku qëndron politikisht, je me të majtën apo me të djathtën?”, pyeti ajo.

 

Në këtë vizitë, delegacioni u shoqërua edhe nga Sekretari i Shtetit, Dushan Spasojeviç dhe Shefi i Shtabit Aleksandar Skakić. “Një delegacion i Fondit të Vëllezërve Rockefeller, i përbërë nga Richard Rockefeller, Stefan Broadhead Heinz, Elizabeth Campbell, Ariadna Papagapitos dhe Haki Abazi, vizituan Arkivat Ushtarake më 15 tetor 2008. Delegacioni përfshiu gjithashtu të dërguarin e mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë, Nënkolonel Terje Haverstad dhe drejtorin ekzekutiv të Institutit Jefferson, Aaron Presnal. I shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Dushan Spasojeviç, MA dhe Shefi i Shtabit Aleksandar Skakić, delegacioni vizitoi pjesën e Arkivit Ushtarak ku kryhet dixhitalizimi i materialit arkivor”, thuhet në njoftimin e publikuar…

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …