Policia e Kosovës bërë të ditur disa nga rrethanat e shpërthimit të zjarrit në vende e lokalitete të ndryshme

Haki Çako: Ka kriminelë që paguhen nga qarqe të caktuara për të djegur vendin, qëllimin e tyre, do ta nxjerrin hetimet

Kreu i Emergjencave, në Shqipëri,  Haki Çako i ka konsideruar të qëllimshme zjarret ne vend.  Çako tha se ka kriminelë që paguhen nga qarqe të caktuara për të djegur vendin, se kush është qëllimi i tyre, Çako shprehet se duhet ta nxjerrin hetimet . Në një intervistë nga Tuneli i Kalimashit për Report Tv, Çako tha se situata më kritike në Kukës është në njësinë administrative Malzi, ku zjarri rrezikon disa banesa dhe nëse flakët përhapen mund të ketë edhe evakuim të banorëve. Ai tha se në këtë Lakun e Thive por edhe në Karaburun të Vlorës, kanë ndërhyrë helikopterët dhe të gjitha strukturat nga toka për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të tyre.

“Helikopteri është në operacion në zonën e banuar në njësinë Malzi, është një zonë që ka një kohë të konsiderueshëm që po digjet dhe ka zona të banuara dhe aty janë përqendruar edhe forcat e ardhura nga Kosova. Nëse do të përkeqësohet situata, do të ketë edhe evakuim të banorëve. Ne kemi aktivizuar të gjitha strukturat, gjatë gjithë natës janë angazhuar strukturat vendore të Kukësit, Lezhës, mbrojtjes civile ku vijon operacioni. Nuk ka një rrezik të madh për momentin, por janë duke punuar për të parandaluar përhapjen e zjarreve duhet të jenë diku tek 3 apo 4 vatrave aktive që na bëjnë që të angazhohen shumë forca. Në Karaburun vijon operacioni me helikopterin holandez, është bërë një punë e madhe gjatë ditës së djeshme. Në fakt duket sikur përsëritet historia e Rozafës, sapo fikim një vatër, ndodh aktivizimi i një zjarri tjetër që të lë të kuptosh se këto janë të qëllimshme. Është një terren aq i madh sa është e vështirtë të mbikëqyrësh të gjithë pyjet dhe hapësirën. Terreni njihet më mirë nga banorët dhe ata që kanë qëllime kriminale për t’i vënë zjarrin, të cilët paguhen nga qarqe të caktuara” tha Çako. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …