leoni

Hani i Elezit shënon Ditët e Epopesë së UÇK-së

Me respektin më të thellë, jetës dhe veprës së Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe të gjithë anëtarëve të familjes së Jasharajve të cilët u bënë sinonim i lirisë dhe pavarësisë se shtetit tonë dhe për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me një delegacion nga Komuna e Hani të Elezit vizituan Prekazin Legjendarë. Vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e Kryetarit Suma ishte e shoqëruar nga ish ushtarë të UÇK-së dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit u takuan edhe me Bekim Jasharin, kryetar i Komunës së Skenderajt me ç’rast Kryetari Suma në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit shprehu respektin më të lartë për sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari. Kryetari Suma me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarët kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …