Marreveshja e Washingtonit

RKL: Izraeli do ta tërheq njohjen e pavarësisë, nëse Qeveria e Kosovës, nuk pranon ta vendos ambasadën, në Jerusalem

Marrëveshja e 4 Shtatorit, në Uashington, nuk ishte marrëveshje sikur ishte pritur nga politika iluzioniste, pacifiste e Kosovës, por një mashtrim dhe kurth për Kosovën, përparësi për Serbinë dhe përfitim për administratën e ish kryetarit amerikan, Donald Trump.

 

Delegacioni i Kosovës nuk e kushtëzoi marrëveshjen ekonomike me Serbinë,  me njohje reciproke sikur ishte vetëdeklaruar, por u dorëzua ende pa arritur në Uashington. Delegacioni i Serbisë, kushtëzoi bisedimet mos hapjen e çështjes së statusit as të njohjes reciproke, ndërsa ndërmjetësuesi në bisedime, dhe garantuesi i Marrëveshjes, ish-kryetari amerikan Donald Trump marrëveshjen ia atribuoi vetvetes duke deklaruar se kishte arritur ta ndalonte “luftën treqindvjeçare mes serbëve e shqiptarëve” (!).

Pika e vetme që do të “fitonte” Kosova ishte  ajo e njohjes së vendit tonë nga Izraeli, por me kushtin e fortë,  që Kosova të zotohej se ambasadën e vet ta vendoste, jo në Tel Aviv,  ku janë të vendosura ambasadat e tërë botës, por në Jerusalem, aty ku e para  e kishte vendosur administrata e Trumpit. Me këtë akt edhe Kosova do ta njihte Izraelin me kryeqytet të ri, në qytetin e Jerusalemit që është  kryeqendra e Palestinës dhe  e  tri religjioneve botërore.

Kjo ishte fitorja e Pirros e delegacionit të Kosovës, në kryeministrin, Avdullah Hoti në krye.

Dhe, tani, me fitoren në zgjedhje të Vetëvendosjes, i mbetet Qeverisë së ardhshme të Albin Kurtit të vendos sesi do të veprojë në dëm apo në dobi të vendit.

Në postin e të parit të Qeverisë, Albin Kurti duhet të vendos ndryshe nga sa  kishte deklaruar në postin e kryetarit të Vetëvendosjes, ku ishte zotuar se nuk do ta pranonte në asnjë pikë marrëveshjen e 4 shtatorit, në Uashington, në radhë të parë sepse atë marrëveshje e kishte aranzhuar, ish kryetari Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e kishte urdhëruar që “të shkonte sa më shpejt në burgun e Gjykatës Speciale”…

Tani kanë ndërruar fjalët. Kurti nuk mund të kreshpërohet edhe më tej si lider i opozitës, as i Vetëvendosjes. Tani ai duhet të vendos, ”hurin, ose tirqtë”. Ose me projektin e ish kryetarit, Donald Trump, marrëveshjen e të cilit do ta përfillë edhe ambasada e Joe Bidenit, ose kundër qëndrimeve të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe të gjitha shteteve të botës, të cilat nuk e pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kurtit i mbetet të provojë sesa e fortë është “miqësia” e shqiptarëve me hebrenjtë, e cila realisht nuk ekziston në radhë të parë për shkak të përkatësisë myslimane të shumicës shqiptare të Kosovës, miqësisë që ka Izraeli me Serbinë dhe një mori faktorësh të tjerë. Shqiptarët,  besnikë historikë të të huajve i duan izraelitët, por ata e duan vetveten…

Shqiptarët i duan hebrenjtë dhe këtë e kanë treguar më së miri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur i kanë ruajtur ata edhe me çmimin e jetës së tyre,  por qeveritë në Izrael kurrë dhe asnjëherë nuk i kanë dashur ai i duan shqiptarët, për të mos thënë se i urrejnë, njëjtë sikur urrejnë dhe i masakrojnë palestinezët,  ashtu sikur të gjithë myslimanët e botës.

Pozita hileqare dhe hipokrite e Izraelit do të dilte sheshit, nëse Qeveria e ardhshme do të guxonte të vepronte me arsye dhe në interesin e vetë, kundër marrëveshjes së arritur në Uashington.

Në një rast të tillë, pa asnjë pikë dyshimi, Izraeli do ta tërhiqte njohjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikur e kanë tërhequr deri sot rreth 15 shtete të botës, mike të Serbisë.

Dhe, vjen një ditë kur Albini e Vjosa,  duhet ta marrin një qëndrim të prerë, në mënyrë për ta kuptuar sesa i rëndë ka qenë dhe po mbetet “çekani ndërkombëtar” kundër shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por kudo në trojet e tyre të cunguara e të katandisura, në rajonin e Ballkanit.

Njohja e Kosovës nga Izraeli, është një thikë e ngulur pas shpine mbi vendin tonë. Kanë kaluar 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe Izraeli nuk e kishte njohur Kosovën, as do ta njihte, po të mos kishte një përfitim,  si ai që nxori jo pa pritur dhe befasisht nga bisedimet e kushtëzuara në Uashington.

Analistët e “Bota sot” sikur,  tortet, gjirizët, xhurezët, mehazët, mehmetet, buxhovet, çarrët, kymetët, butymqët e disa politikanë mendjelehtë si këta, janë ata që mbështesin dhe e trimërojnë Kurtin, për ta pranuar vendosjen e ambasadës së vendit tonë, në Jerusalem.

Këta mendjelehtë, iluzionistë, mendje dehur, mendojnë se Amerika e Bajdenit Kosovën do ta militarizojë dhe  do ta bëjë një Izrael të Ballkanit e të Evropës, në mënyrë që  vendi ynë të behet xhelat i fqinjëve të vet, ashtu sikur afër një shekull ishte Serbia, xhelati i Rusisë dhe Evropës në Ballkan, dhe,  ashtu sikur është Izraeli aktualisht.

Na do mendja të besojmë se kryetari amerikan, Xho Bajden, nuk do ta ndëshkonte Kosovën në rast të shpërfilljes së Marrëveshjes së Uashingtonit, pavarësisht se ai është i detyruar t’i përfillë marrëveshjet e arritura nga para ardhësit e tij, në Shtëpinë e Bardhë.

Të shpresojnë se kësaj radhe, Albin Kurti do të vendos si ish-lider i opozitës, si kundërshtar i hapur i politikave të ish kryetarit amerikan, Donald Trump dhe kundërshtar i Marrëveshjes së 4 shtatorit të vitit 2020, të nënshkruar,   në Uashington.

Në të kundërtën, Kosova rrezikon tërheqjen e njohjes  së pavarësisë nga më shumë se 20 shtete të Azisë e Afrikës, po ashtu edhe tërheqjen e investimeve e ndihmave që ka marrë dhe merr nga këto shtete, por nuk besoj se këtë do ta bëjë Turqia, vendi i tretë në botë me shumën e investimeve ekonomike në Kosovë, qysh nga pas lufta, pas Amerikës e Gjermanisë. Ankaraja zyrtare e kupton  pozitën vasale  dhe tejet të dobët ndërkombëtare të Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk do të na  ndëshkonte,  edhe në rast se Qeveria e ardhme Kurti do të detyrohet ta përfillë Marrëveshjen e 4 shtatorit, të arritur në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …