Hapet ekspozita kolektive e artit pamor në Ferizaj

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, në Ferizaj është bërë hapja e ekspozitës tradicionale kolektive e artit pamor e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Në hapjen e kësaj ekspozite ka marre pjesë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në qytetin e Ferizajt. Ndërsa kryetarja e jurisë Pranvera Sylejmani, ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë te jetë e një niveli të kënaqshëm. Me një fjalë të pranishmëve i është drejtuar edhe Skender Bedriu. Ndërkaq fituesja e kësaj ekspozite Jeta Neziri , ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë. Jurinë profesionale për përzgjedhjen e punimeve e përbenin: Pranvera Sylejmani-kryetare e komisionit, Driton Kastrati-anëtar, Dije Bllaca-anëtare. Ekspozita do të jetë e hapur deri me 24 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …