Hapet panairi artizanal në Malishevë

Në Malishevë, është hapur panairi artizanal, tashmë tradicional, i cili do të qëndroj dy ditë. Në këtë panair, marrin pjesë kryesisht gratë, të cilat janë të organizuara në shoqatat e grave dhe prezantojnë në këtë panair, veshjet dhe ushqimet tradicionale. Panairin e ka vizituar edhe i pari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga qeveria komunale, të cilët edhe ju kanë dhënë mbështetje pjesëmarrësve në këtë panair, për kultivimin e traditës sonë, si në veshjet tradicionale dhe punimet tjera artizanale, ashtu edhe në kultivimin e traditës së ushqimeve vendore. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, që është mbështetës i këtij aktiviteti, tashëm tradicional, kjo drejtori, gjithmonë do ti përkrahë të gjithë ata që merren me traditën, e në veçanti prodhimet apo gatimet tradicionale, si dhe kultivimin e pemëve dhe perimeve dhe konservimin e tyre. Ky panair është tradicional dhe mbahet dy herë në vit në Malishevë. Panairet e këtilla mbështeten nga Komuna e Malishevës, me qëllim të zhvillimit të traditës, përkatësisht ruajtjes së trashëgimisë kulture, në prodhimet artizanale të veshjeve, stolive, si dhe ushqimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ka vizituar kompaninë “Frigostar” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor të hënën vizitoj kompaninë “Frigostar” …