leoni

Hapet Pavijoni i Kosovës në Venedik

Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venedik, në edicionin e 57, sivjet po merr pjesë edhe Kosova, duke u përfaqësuar nëpërmjet artistit me famë botërore, Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”, ku trajton temën e të zhdukurve në luftë, vepër kjo që po përcillet nga shumë artdashës dhe me një vëmendje të madhe nga media ndërkombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarje të madhe të artit mori pjesë një delegacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kryesuar nga zëvendësministri Rexhep Hoti, ku ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministrija e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorë nga artisti Sislej Xhafa, i cili ishte i shoqëruar nga kuratorja Arta Agani dhe komisioneri Valon Ibraj. Prezantimi i Kosovës në këtë edicion është bërë i mundur në saje të përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …